arabia somali kurdi albania

DROGAT

Droga njihet qysh nga kohėt e lashta. Ka shkrime se popujt e lashtė tė Amerikes Jugore acteket dhe inket qysh atėhereė dinin pėr drogat. Ato i perdornin ne ceremonite e tyre religjioze. Ato droga ishin si mjete per nxitjen e halucinacioneve qe ata i nderonin si dicka mbinjerezore. Me vone punetoret e plantazhave ne Brazil, Perua, Kolumbi etj. prerdornin fletet e bimeve Koka ( bime qe perdoret per perfitimin e kokaines) i pertypnin dhe kjo bente qe gjate punes te mos ndinin lodhje. Me kalimin e kohes u persos industria e perpunimit te bimeve dhe ajo kimike e per fat te keq u persos "industria e droges". Edhe pse me ligj eshte e ndaluar kultivimi i bimeve nga te cilat perfitohen llojet e drogave prapeseprape ekzistojne shume "fabrika" ilegale per perfitimin e drogave te rrezikshme.

Thuani jo!!!

Shume te rinjė mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, LSD, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.

Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne.

Me pare nėnat kanė pėrdorur kėtė droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.

Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.

Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.

Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve

  • Qe kurre nuk e pranojne drogen,
  • qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
  • qe rregullisht e marrin (narkomanet),
  • Qe dita-dites e shtojne dozen.
Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.

DROGAT JANĖ TĖ NDRYSHME DHE NDIKOJNĖ NĖ MĖNYRA TĖ NDRYSHME
Nė vazhdim do t'ju njoftojmė nė pėrgjithėsi pėr drogėn qė pėrdoret nė Finlandė

Kanabionoidet (marihuana, hashishi, vajihashishit)

Si duket:

  • Marihuana ėshtė nga njė familje bimore
  • Ėshtė fletė e tharė, ka ngjyrė tė kaftė tė hapur si nė tė verdhė.
  • Ka evidencė qė pėrdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te bėhen fizikisht e e psikologjikisht tė varur nga efektet e saj

Kategoria e drogės: Depresant i sitemit nervoe qendror halucionogjen, anti-emetik

Mėnyra e pėrdorimit:

  • Pihet si cigare dhe me cigare, por mund tė futet edhe nė kek dhe tė pėrdoret pėr ngrėnie.
  • Ėshtė ndėr drogat mė tė pėrhapura nė mesin e tė rinjėve.
  • Marihuana nuk shkakton varėsinė fizike, por krijon veti psikologjike.

Efekti dhe rreziqet:

  • Rrit rrezikun e kancerit nė mushkėri
  • Rrit rrezikun pėr bronkit
  • Ul fertilitetin te tė dy gjinitė (nė tė dy sekset)
  • Ul presionin e gjakut rrit ritmin e zemrės, njerzit me shqetėsime tė zemrės mund tė jenė nė rrezik nga efektet e saj.
  • Krijon ndryshueshmėri te personat dhe i bėn tė varur.
  • Bėn disa njerėz nė ankth dhe shkakton halucinacione
  • Disa mund tė ndihen tė relaksuar, disa tė qetė, disa flasin shumė
  • Disa humbasin memorin
  • Hallucinacionet mund tė jenė tė pranishme nė raste tė rralla.

Si duket marrėsi?

  • Pėrfshijnė sy tė pėrgjakur,
  • Oreks tė madh dhe marrje mendsh.
  • Pėrdoruesit e saj mund tė duken llafazan ose si tė pirė nėn influencėn e saj.
  • Kanabisi i pirė ka erė tė ėmbėl.

Emra tė tjerė:
kėrp, bar, hash(ish), hashash, pot, dope

Opiatet (opiumi, morfiumi, heroina)

Kategoria e drogės:
Depresante tė sistemit nervor qendroe

Si duket:
Njė pudėr me ngjyrė tė bardhė ose e kaftė nė tė hapur

Mėnyra e marrjes:
Pihet si duhan, thithet me hundė ose injektohet me shiringė.

Ndikimi:

  • Marrėsi zhytet nė njė lloj letargjie
  • Ka ndjenjė vetėkėnaqėsie e lumturie.

Efektet negative:

  • Kanė potencial pėr varėsi fizike
  • Shkakton varėsi psikike
  • Sistemi nervor qendror depresohet, frymėmarrja dhe ritmi i zemrės ulen
  • Tė kolliturit inhibohet.
  • Shkakton vėshtėrsi nė frymėmarrje
  • Shkakton pneumonin, TBC
  • Humbin vetėdijen, nganjėherė kjo sjellė koma e nė raste tė rralla ēon deri nė vdekje
  • Sjellin njė shėndet tė dobėt te individi (nga mos tė ushqyerit)
  • Infeksionet e rrezikshme siē janė hepatitis dhe virusi njerzor HIV mund tė transmetohen nga pėrdorimi i shiringave tė papastėr.
  • Kanė marrje mendsh e tė vjella
  • Humbin oreksin
  • Humbje nė peshė
  • Ēon nė vdekje

Si duket marrėsi?

  • I dobėt, ka vėshtrim tė ashpėr
  • I ngjan sjelljes sė njė narkomani.

Amfetamina (Amphetamine)

Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.

Kategoria e drogės.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.

Potenciali pėr adaptim. Varėsia.
Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te ulėta. Si duket: Ėshtė pluhur ka ngjyrė tė bardhė, verdhė ose rozė.

Mėnyra e marrjes:
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjėherė merret nepėrmjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.

Efektet negative

  • Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike.
  • Frymėmarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme.
  • Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja.
  • Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks.
  • Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.
  • Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion.
  • Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar.
  • Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.

Si duket marrėsi:

  • Energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim,
  • Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide.
  • Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar pėr 2-3 nete pa pushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore.

Ekstaza

Emra te tjere.
Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.

Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varėsia.
Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe menyra e jeteses e shoqeruar me te.

Si duket:
Ka ngjyrė kafe ose tableta tė bardha dhe rozė, e pastėr nė kapsula tė kuqe, tė zeza ose tė verdha. Drogė e kategorisė A e quajtur droga e vallėzimit sepse pėrdoret nė klubet e natės.

Mėnyra e pėdorimit.
Nga goja si tablete apo kapsule.

Efektet negative:

  • Ekstazia zakonisht pėrdoret ne klube, mbrėmje, bare e diskoteka pėr ti dhėne mundėsi pėrdoruesit te vallėzoje nėn ritmin e njė muzike te shpejtė dhe per orė tė tėra.
  • Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes.
  • Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere.
  • Rrit ritmin e zemrės dhe presionin e gjakut.
  • Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje.
  • Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh.
  • Jane vene re dhe demtime te mėlēisė e hemorragji cerebrale.

Efekte dhe rreziqet.
Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj ēokollates.

Si duket marrėsi:
Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh shtengimi i pavetedijeshem i tyre) dhe ankth.

Kokaina

Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.

Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.

Varėsia

  • E marrė rregullisht kokaina krijon varėsi tek pėrdoruesit.
  • Kėta mund te bėhen dependent nga ana psikologjike nėn efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte, gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.

Si duket:
Ėshtė pluhur dhe ka ngjyrė tė bardhė

Mėnyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Efektet dhe rreziqet

  • Kokaina ėshtė stimulant i sistemit nervor qendror.
  • Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi.
  • Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrės dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze.
  • Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione
  • Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. - Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
  • Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe.
  • Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje.
  • Thithja e pėrsėritur nėpėrmjet hundes dėmton membranat e saj e me kalimin e kohės ka shkatėrrim tė septumit.

Si duket marrėsi:

  • Pėrdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik.
  • Tregon fare pak interes nė ushqim.
  • Pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatėe pėrdoruesit i sjellė.
  • Shqetėsime nė ushqim dhe ne rutinėn e gjumit.
  • Ndryshime ne sjellje, po ashtu edhe agresivitet.

LSD (drogat psikodelikte- meskalini dhe psilocibini)

Ėshtė droga mė e ēuditshme te disa njerėz, shkakton gjendje panike, ide mahnitėse (paranoide) depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me atė tė shizofrenisė.

Emra tė tjerė:
Lysergide, Diethylamide, Lysegic acid, Acid, Haze, Microdots.

Kategoria e drogės.
Halucinogjen.

Si duket:
Ėshtė pluhur i bardhė

Mėnyra e marrjes.
Nga goja, si tableta shume te vogla (te njohura si "Microdots" ), ose te absorbuara ne katrorė tė vegjėl letre, letėr xhelatinoze, kuba sheqeri.

Varėsia:
Drogat psikodelikte nuk shkaktojnė varėsi fizike por krijojnė veti psiqike.

Efektet dhe rreziqet:

  • Shkaktojnė halucinacione vizuele dhe auditive, pėrjetimet janė tė parėndomta,interesante dhe tė kėndėshme.
  • Efekti i dozave te zakonshme te LSD-se zgjat per 4-12 ore, duke filluar gati pernjehere pas marrjes se saj.
  • Efektet fillestare perfshijne; nje ndjenje padurimi, marrje mendesh, ndjenje te ftohėti me te dridhura, dhe nje deshire te pakontrolluar per te qeshur.
  • Me pas vijne; distortimi i pamjes e ne disa raste perceptimi i zerit.
  • Mundet qe personi te provoje eksperienca mitike apo pseudo-religjioze.
  • Nese personi vuan nga nje ankth i "fjetur" ose depresioni mund te kete : humbje te kontrollit emocional, halucinacione te pakendeshme apo te tmerrshme, ndjesi te larte ankthi, deshperimi e paniku.
  • Vetevrasja mund te tentohet.

Si duket marrėsi:

  • Nje person nen influencen e LSD-se mund te sillet ne mėnyrė tė ēuditshme, por rralle shihen shenja te dukshme te intoksikimit.
  • Disa here nje perdorues i droguar me LSD mund te duket i mbi-eksituar, ose paraqitet i terhequr ose konfuz.

Ndjenjė urrejtje Drogat Afėr grackės Pas varėsisė Krimi Probleme tė panumėrta Drogat janė tė ndaluara me ligj kėshilla e specialistit Si njihet narkomani Ku duhet kėrkuar ndihmė?